Brazili “shtyp” Serbinë, Zvicra kualifikohet me fitore

E mërkurë, 27 June 2018 22:05

Brazili ka kaluar pa shumë vështirësi Serbinë duke përfunduar fazën e grupeve në vend të parë. skuadra e Tite-s ka triumfuar me rezultatin 2-0 dhe tani do të ndeshet me Meksikën në 1/8-at. Tite nuk kishte bërë asnjë ndryshim nga ndeshja e fundit, por detyrohet të bëjë zëvendësimin e parë që në fillim të ndeshjes pas dëmtimit të Marcelo.

Akoma nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i mbrojtësit të Real Madrid, por nëse nuk do të kthehej më do të ishte një goditje e rëndë për brazilianët.

Gjithsesi ishte Paulinho ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur që erdhi nga një pasim po aq i bukur i Coutinho-s. Pas pushimit ishin serbët ata që ushtruan presion por Thiago Silva vrau ndeshjen me goditjen e tij me kokë pas goditjes së këndit.

985447536.jpg

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Zvicra e qetë me rezultatin e Brazilit, ka barazuar 2-2 me Kosta Rikën. Ishin zviceranët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Dzemaili-t dhe atë moment u duk sikur mund të kishte më shumë gola nga europianët, por Kosta Rika barazon pas pushimit me Waston. Dy golat e tjerë janë shënuar në fund të takimit nga Drmic dhe Ruiz. Zvicra arrin një kualifikim të merituar dhe do të ndeshet me Suedinë në 1/8-at.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...