Analizë /Vend i vogël, gjigant në sport. Çfarë ka pas “metodës së Kroacisë”?

Diel, 15 July 2018 08:32

Dikush mendon se është meritë e rruzares që trajneri Zlatko Dalic e shtrëngon në dorë, në xhepin e djathtë të pantallonave.

Në fakt, kualifikimi i Kroacisë në finalen e Botërorit nuk është një mrekulli, por fryt i një strategjie të mirëpërcaktuar, që shumë tashmë e quajnë “metoda kroate”, një metodë thuajse shkencore. Më shumë se sa një formulë magjike, ajo kroate është një formulë matematikore. E kanë aplikuar në futboll, por edhe në vaterpolo dhe në basketboll dhe ekuacioni është treguar i saktë. Por cilat janë parametrat e këtij operacioni?
Përpara së gjithash, duhet ta nisim nga të dhënat në dispozicion, 4 milionë banorët. Pak, shumë pak, për një vend. Pikërisht për këtë numër banorësh, të befason përqindja e lartë e sportistëve të nivelit të lartë. Si është e mundur që ka kaq shumë sportistë me emër brenda një Vendi kaq të vogël? “Çfarë hanë në Kroaci?” – pyesin njerëzit në internet. Edhe pse regjimi ushqimor është i rëndësishëm për sportistët, sekreti nuk qëndron te kuzhina, por te kopshti. Kopshti nuk ka të bëjë, në fakt, më tepër, është serioziteti me të cilin ndiqen fëmijët, që të vegjël, në sport.
Goditja e topit nis që në moshë të vogël, e njëjta gjë vlen edhe kur flitet për basketbollin, tenisin apo vaterpolon. Në moshën 16-17 vjeç, shumë djem kanë një përvojë në ekipin e parë dhe sporti shndërrohet shpejt “në një punë”.
Një shembull i mirë përfaqësohet nga sektori i të rinjve në Dinamon e Zagrebit, objektivi i së cilës është që të ketë në ekipin e parë të paktën dy futbollistë për secilën prej 11 kategorive në të cilat është strukturuar. Sot. sipas faqes “Ultimo uomo”, akademia numëron rreth 250 djem dhe ka një shpenzim vjetor rreth 1 milionë e gjysmë euro, 7-8% e buxhetit të klubit.
Fuqia e saj qëndron në organizimin dhe metodat e stërvitjes: nga Under 12 e më tej, fëmijët nisin të stërviten edhe individualisht me trajnerë të ndryshëm, që koordinojnë punën edhe në bazë të të dhënave të mbledhura dhe të përpunuara nga analistët. Nga 14 vjeç e deri në ditën kur do të bëhet pjesë e ekipit të parë, një djalë i ekipit të Dinamos do të stërvitet 5-6 ditë në javë, për rreth 8 orë.
Problemi është se të rinjtë kroatë bëhen kaq të aftë dhe në një kohë kaq të shkurtër sa më pas kërkojnë të luajnë në klube të huaja. Futbollistët e Kombëtares së Kroacisë, e cila të dielën do të zbresë në fushë në finalen përballë Francës, luajnë në 11 kampionate të ndryshme.
Megjithatë, për ta, veshja e fanellës së Kombëtares së Kroacisë ka një vlerë të veçantë, me shumë gjasa e lidhur me historinë e këtij vendi të ri. Janë 11 burra të cilët kanë lindur para vetë Shtetit të tyre, burra të cilët kanë parë etërit e tyre të luftojnë. Edhe pse luajnë në kampionate të ndryshme, kroatët luajnë së bashku si një skuadër. E njëjta gjë vlen edhe për sportistët e basketbollit, disa prej të cilëve luajnë në NBA.
Metoda kroate ka dhënë rezultatet më të mira në vaterpolo. Vitin e kaluar, Kroacia fitoi “Medaljen e artë” në botëror dhe në gjashtë edicionet e fundit ka qenë gjithnjë në podium. Po përse vaterpolo është kaq popullor në Ballkan. Sipas Ivan Djordjević, antropolog në Universitetin e Beogradit, i intervistuar nga “Balkan Insight”, gjithçka nisi nga fakti që “sportet e ekipit në Jugosllavi shërbenin për të treguar që ishte e mundur të krijohej një shoqëri e suksesshme shumetnike dhe shumëkulturore, e mbështetur në idealet e socializmit dhe se koncepti i vëllazërisë dhe bashkimit funksiononte”. Sporti ishte një instrument i integrimit social dhe sukseset në fushë tregonin se modeli funksiononte.
Më pas ndodhi ajo që ndodh në këto raste, njëri tërheq tjetrin. “Kur Jugosllavia nisi të fitojë tituj e medalje, njerëzit në rajon donin që të fitonin më shumë. Të jesh ndër më të mirët në botë është e nevojshme për krenarinë kombëtare”, shpjegonte Branko Krivokapić në një artikull të publikuar nga Observatori për Ballkanin dhe Kaukazin.
Të dielën “Luzhniki Stadium” në Moskë do të jetë i mbushur me mijëra tifozë në bardhekuq.
*Francesca Milano/Burimi: Il Sole 24 Ore

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...