Kapiteni i kombëtares kroate, Luca Modriç ka mahnitur të gjithë me veprimin që bëri gjatë festimeve në Kroaci, për rezultatin historik të Botërorit.
Mesfushori 32-vjeçari, i cili drejtoi skuadrën e tij gjatë Botërorit në Rusi, mori në skenë një djalë me sindromën down, gjatë ceremonisë në Zagreg, menjëherë pasi i thanë që ky i fundit kërkonte ta përshëndeste.
Lojtari i Real Madritit, i cili u shpall si lojtari më i mirë i Kupës Botërore, përqafoi djalin dhe e mbajti pranë vetes, deri në përfundim të festimeve. Gjatë ceremonisë në kryeqytetin kroat kishte më shumë se 500 mijë njerëz.