Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka thënë se Alisson Becker nuk do të ndihet nën presion nga çmimi i transferimit të tij, që e ka bërë portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Braziliani është bërë portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke e thyer rekordin e Gianluigi Buffonit i cili e mbajti për 17 vite, transmeton Gazeta Express.
“Ka qenë një top portier në shitje, dhe klubi na dha mundësinë që të nënshkruajmë me të”, tha Klopp.
“Pa dyshim, qe një kohë të gjatë ka qenë e qartë që Alisson është një portier i shkëlqyer, por më parë nuk ka pasur ndonjë shans për ta marrë atë. Në këtë vit na erdhi shansi”.
“Ai është një person shumë i qetë. Nuk është çmimi i tij, nuk është çmimi që ne duam ta paguajmë, është vetëm çmimi që e ofron tregu. Kështu është, nuk ka problem me këtë”.
“Tani e kemi një lojtar të mrekullueshëm në skuadrën tonë. Kemi gjithçka që na nevojitet për stinorin e ri, sepse nuk besoj që do të bëjmë më shumë në afatin e transferimeve. Mendoj se kjo është e tëra”.