Ka arritur të transferohet tek Aris Thessaloniki një prej mesfushorëve më të mirë të kombëtares shqiptare, Migjen Basha. Lidhur me këtë transferim ka folur edhe ish-trajneri Gianni de Bias, i cili e ka lavdëruar mesfushorin kuqezi. Migjeni sezonin e kaluar ka luajtur tek Bari, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. De Biasi u shpreh se:
“Basha është një mesfushor që luan në një hapësirë të gjerë, ka shumë përvojë dhe personalitet në fushë. Mund t’i jap shumë grupit të një skuadre, lufton fort për çdo top.
Besoj se mund ta përballojë pa problem kampionatin grek dhe me siguri do ta ndihmojë Aris-in me lojën e tij. Basha ka një gjendje shumë të mirë fizike dhe punon mjaft mirën me topin, lëviz mirë në hapësirat boshe”, ka përfunduar ish-tekniku i kuqezinjve.