Neymar zbulon më në fund të ardhmen e tij

Premte, 20 July 2018 11:02

Pas muajsh plot me spekulime, më në fund Neymar ka zbuluar të ardhmen e tij. Sulmuesi brazilian, në një ceremoni të Institutit Neymar Jr. në Sao Paulo, deklaroi: “Unë do të qëndroj në Paris. E kam një kontratë”.

“Shtypi ushqeu lajme të rreme dhe shpiku lajme komike. Spekulojnë shumë. Të gjithë e dinë dashurinë që kam për Presidentin (Al Khelaifi, i cili gjithashtu mori pjesë në event), për qytetin dhe për tifozët “, tha Neymar në paraqitjen e tij të parë në publik pas Kupës së Botës.

Braziliani tha se vendosi të shkonte në Paris “për një sfidë, për të pasur gjëra të reja dhe për ndjekjen e objektivave të reja”. 26-vjeçari u shpreh se ishte “shumë i trishtuar” për eliminimin e Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Belgjikës (1-2), sepse ishte i bindur se Brazili kishte ekip të aftë për të fituar titullin.

Neymar tha se është duke pritur që sezoni i ardhshëm të jetë “i suksesshëm” dhe të fitojë më shumë tituj me PSG sepse modeli “është shumë i mirë”. Gjithashtu, Neymar nënvizoi se është një “nder” që do të luajë me “portierin e madh” italian Gianluigi Buffon, i cili firmosi për PSG.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...