Jose Mourinho kthen sytë nga skuadra finaliste e kampionatit botëror për të synuar titullin në Premier League.
Si pasojë e paraqitjes shumë të mirë me Kroacinë në Kupën e Botës 2018, Ivan Perisic dhe Ante Rebic janë bërë objektivat kryesorë të Manchester United në merkato, sipas asaj që bën të ditur “The Sun”.
Nuk është sekret admirimi i Jose Mourinho për Perisic, por verën e kaluar, sulmuesi i majtë vendosi të qëndrojë te Inter ku e mbylli sezonin me 11 gola dhe 9 asiste. Këtë herë, Mourinho ka autorizuar drejtuesit e Manchester United të ofrojnë 60 milionë euro. Pritet përgjigja e zikaltërve.
Rebic, 24 vjeç, luan me Eintracht Frankfurt dhe gjithashtu mund të transferohet në “Old Trafford” për 50 apo 60 milionë euro.
Mourinho kërkon alternativa në krahët e sulmit pasi nuk mund të përballohet i gjithë sezoni me Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Alexis Sanchez.