Cristiano Ronaldo si duket gjithmonë e më shumë kërkon më të mirën dhe më të veçantën. Së fundmi ai ka vendosur që vila më e shtrenjtë në botë që ndodhet në Torino të jetë shtëpia e tij e re.
Më përpara në këtë vilë kanë jetuar edhe Zinedine Zidane dhe Fabio Cannavaro gjatë kohës kur luanin te Juventus.
Kjo banesë është 1000 metra katrorë me 200 dhoma të përhapura në 3 kate, me 8 dhoma gjumi, pishinë të brendshme dhe dy rrugë sekrete në vilë për të dalë pa rënë në syrin e paparacëve. Ndodhet larg trafikut të qytetit, ndërsa qiraja e saj shkon rreth 40 mijë euro në ditë, më e shtrenjta në botë.
Ronaldo ka zgjedhur që të banojë në një vend piktoresk afër qendrës së Torinos- raporton Sport Mediaset. Një vilë tepër e shtrenjtë dhe e bukur, ku më parë kanë jetuar njerëz të pasur, yje të botës së biznesit dhe artit, përfshirë edhe sportistë.
Përveç kësaj, pasi u transferua në Itali CR-7 po vazhdon ‘të heqë qafe’ pasuritë në Spanjë. Në veçanti, ai vendosi të shesë shtëpinë me një sipërfaqe prej 4000 metra katrorë në periferi të Madridit. Portugezi tashmë ka lëvizur në Itali flotën e saj, e cila përbëhet nga 22 makina. Përveç kësaj, Cristiano Ronaldo ka vendosur të pezullojë projektin për ndërtimin e një kompleksi hoteli në kryeqytetin spanjoll.