Një nga futbollistët më të mirë të Real Madrid, Gareth Bale ka shtyrë martesën e tij për shkak të problemeve në familjen e të fejuarës së tij, Emma Rhys-Jones.
Futbollisti uellsian dhe partnerja e tij kishin planifikuar ta bënin dasmën e tyre në Toskana, Itali në një ceremoni madhështore në kështjellën historike, ndërsa Beyonce do të këndonte në dasmën e tyre.
Por, çifti ka vendosur ta shtyjë ditën e madhe të jetës së tyre për verën e vitit të ardhshëm për shkak të problemeve familjare të Emmas. 26-vjeçarja shpreson se kjo kohë do t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet me babanë e saj, Martin Rhys-Jones, i cili është liruar nga burgu. Duket se aji dhe Gareth kanë jetuar një vit me shumë ulje-ngritje tregon një burim për The Sun.
“Ka kaq shumë probleme dhe shqetësime familjare sa çifti kërkon të qetësojë situatën përpara se të martohen. Janë ende shumë të dashuruar, por në fillim duhet të zgjidhin disa probleme.” – ka vazhduar më tej burimi. Çifti ka tre fëmijë dy vajza dhe një djalë të vogël i cili erdhi në jetë vetëm 2 muaj më parë.
Babai i Emma është fejuar me një vajzë që ka gjysmën e viteve të moshës së tij, pak pasi është liruar nga një burg në SHBA.
Ai ka bërë gjashtë vite burg për mashtrim ndërkombëtar dhe Emma nuk ka pranuar që babai të paraqitet në dasmën e saj në prani të të fejuarës së re.
“Ka pasur disa sherre. Emma nuk është e lumtur me zgjedhjen e babit. Nuk do të që në dasmën e saj të vijë një person që nuk e ka parë kurrë në jetë.”- ka përfunduar burimi për “The Sun”.