Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, ka premtuar të shpenzojë shumë të mëdha parash në klubin e ri Dinamo Brest në mënyrë që ta katapultojë ekipin bjellorus në UEFA Champions League.
Ish-shefi i Argjentinës, Maradona, i cili mori detyrën e re tek klubi jo shumë i njohur bjellorus në muajin maj, veçoi nënshkrimin e ish portierit të Argjentinës, Cristian Campestrini, për të theksuar ambicien e tij.
“Unë kam para për të bërë merkato të madhe te Dinamo.” tha 57-vjeçari, njoftoi agjencia “Ola”.
“Dinamo dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo më intereson më shumë. Ata më ofruan një kontratë trevjeçare, të cilën unë nuk mund ta refuzoja.” – shtoi ai.