19-vjeçari, i biri i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, ka fituar garën e tij të parë në Formula 3 në Spa-Francorchamps muajin e shkuar dhe po mendon që të ardhmen në serinë maksimale, atje ku i ati fitoi 7 tituj, por edhe mban ende rekordin me 91 fitore. Sipas Chase Carey prezenca e Mick Schumacher në Circus duket “shumë speciale”. “Do të ishte një histori e bukur, natyrisht”, ka deklaruar bosi i Formula 1 në një intervistë të publikuar dje në një intervistë të publikuar dje në gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.
“Michael Schumacher është një personazh unik në Formula 1, dhe do të jetë ikona e sportit tonë”, shtoi amerikani. “Prezenca e të birit të Michael, Mick do të jetë speciale, natyrisht. Do të prekë zemrat e shumë fansave”, tha Carey, i cili shtoi se drejtuesit duhet të mendojnë më tepër për të rinjtë që futen në Formula 1. “Duhet që ne t’ua bëjmë më të lehtë pilotëve të rinj që të kalojnë në Formula 1”, shpjegoi Carey