Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, dhe gruaja e tij i kanë dhuruar 66.5 mijë euro për të shpëtuar jetët e dy tifozëve të klubit nga një sëmundje e rrallë gjenetike.
Braziliani dhe gruaja e tij, Larissa Pereira, i kanë dhuruar pjesën e fundit të parave që nevojiten për trajtimin e sëmundjes së muskujve të tifozëve Joao de Amorim, 6-vjeçar, dhe Miguel de Amorim, 11-muajsh.
Prindërit e fëmijëve, Alex Jose de Amorim dhe Gracieli Schlemmer, kërkuan në rrjetin social Facebook ndihmë për të paguar trajtimit e djemve të tyre. Atyre iu nevojiteshin 915 mijë euro, dhe e kishin mbledhur të gjitha përveç 66.5 mijë euro.
Për këtë arsye, Firmino dhe gruaja e tij, Larissa, i dhuruan paratë sapo e dëgjuan lajmin.