Në stadiumin “Mikheil Meskhi” po luhet ndeshja e parë e turit të 3 të “Europa League” mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit.
Sapo është mbyllur pjesa e parë dhe deri më tani skuadra shqiptare ka humbur thellë me rezultatin 4-1. Torpedo arriti që të shënonte që në minutën e 2-të të lojës me Kukhianidze.
Në minutën 15-të Kukhianidze do të shënonte golin e dytë për ekipin e tij.
Kukësi rifutet në lojë në minutën e 22-të, ku mesfushori boshnjak Harba shënoi një gol mjaft i bukur nga një kënd shumë i prirët
Minuta e 28 solli golin e tretë për ekipin e Torpedos i arrirë nga Marin.
Ndërsa goli i fundit nga ky ekip për pjesën e parë erdhi nga Kimadze në minutën e 31.
Kanë mbetur ende edhe 45 minuta të tjera lojë, por me këtë rezultat vështirë se mund të ketë fitore nga ekipi i Kukësit.