Andres Iniesta ka mahnitur japonezët pasi ka shënuar një gol fantastik për Vissel Kobe. Pas një kombinimi me Lukas Podolski, spanjolli u rrotullua rreth vetes në zonë për të lënë të trullosur mbrojtësin kundërshtar, para se të driblonte edhe portierin dhe ta çonte topin në rrjetë.
Ai është dukshëm superior ndaj nivelit të kampionatit japonez, sidomos kur në krah ka një tjetër emër të madh të futbollit Europina siç është ylli i futbollit Lukas Podolski. Pas 33 trofesh të fituar me Barcelonën, 34-vjeçari vendosi t’i thotë lamtumirë futbollit të madh dhe iu bashkua projektit të Vissel Kobe në kampionatin japonez.
Iniesta zgjodhi Koben si një skuadër me ambicie, por gjithsesi i duhet ende shumë punë për të ngritur nivelin e klubit, që momentalisht është në vend të gjashtë në renditje.