Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Legjenda e futbollit, Ronaldo, është shtruar në spital në Ibiza që nga e premtja për shkak të pneumonias (inflamacion në mushkëri).
Braziliani mbush 42 vjeç në muajin shtator dhe vazhdon të ketë probleme me mbipeshën që nga largimi i tij në vitin 2011.
Ronaldo është shtruar të premten në mbrëmje në spitalin “Can Misses de Ibiza”, ku ka qenë me pushime në Ibiza.
Nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por situata është delikate pasi Fenomeni ndodhet ne terapi intensive...