Lajmi më i bujshëm i ditës së sotme, është një kalim i mundshëm i Ferhan Hasanit te Kukësi. I njohur me nofkën Buba, sulmuesi Hasani ishte ndër më të dalluarit në sezonin e fundit, ku Shkëndija e Tetovës arriti të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë.
“VIP Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit, se në orët në vijim, pritet që Buba të mbërrijë në Shqipëri dhe të firmosë kontratën me verilindorët e Kukësit.
Pak kohë më parë, ai u largua nga Tetova dhe destinacioni më i mundshëm ishte kampionati turk, por gjithçka dështoi dhe tashmë Hasani është një lojtar i lirë dhe që në Shqipëri, ai mund të bëjë diferencë