Sulmuesi më i mirë i kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku i ka befasuar të gjithë teksa ka njoftuar momentin e tërheqjes nga kombëtarja. Sulmuesi 25-vjeçar i cili luan me Manchester United, ka treguar në një intervistë për “Business Insider”, se pas Europianin 2020 do japë dorëheqjen nga përfaqësuesja.
“Pas Europianit mendoj se do tërhiqem,”-deklaron fillimisht sulmuesi.
“Në çdo kompeticon të madh objektivi ynë është gjysmëfinalja, dhe më pas të shohim. Jam 25 vjeç, akoma nuk jam në moshën ideale për një sulmues. Por ka shumë sulmues të mirë te Belgjika. Kështu që, pas dy viteve vendi i qendërsulmuesit mund të jetë i tyre.”