Në Korçë në orën 19:45 do të ngrejë siparin kampionati i 80 i Superligës së Shqipërisë me një sfidë mjaft interesante si Skënderbeu-Partizani.
Korçarët vijnë në këtë përballje me ndryshime të shumta, teksa gjatë merkatos kanë qenë shumë aktivë. Më interesantja është së ne pankinë do të drejtojë për herë të parë Orges Shehi, ish-portieri i kësaj skuadre që sezonin e kaluar u tërhoq nga futbolli i luajtur.
Ndërkohë edhe Partizani këtë sezon të ri vjen me ndryshime në pankinë, pavarësisht se Gega ishte në stol gjatë ndeshjeve të “Europa League”. Interesante është se sot nga minuta e parë do të luajë sulmuesi i ri Hebaj, ndërsa Bardhi do qëndrojë në stol.
SKËNDERBEU-PARTIZANI ORA 19:45
SKËNDERBEU: Teqja, Radas, Vangjeli, Abazi, Aliti, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi.
Trajner: O.Shehi
PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mala, Progni, Hebaj.
Trajner: S.Gega