Cristiano Ronaldo e ka pranuar se pritja që tifozët e Juventusit ia kishin bërë pas golit të tij të shquar me gërshërë kundër ekipit të tyre vitin e kaluar, ka ndikuar që ai ta braktisë Real Madridit për gjigantin e Serisë A.
Goli i tij ishte aq mbresëlënëse saqë edhe përkrahësit e Juventusit u ngritën në këmbë në stadiumin e tyre dhe i duartrokiten pareshtur, transmeton Gazeta Express.
Ata tifozët nuk kishin si ta dinin në atë kohë, por duartrokitjet e tyre dolën të ishin faktor kyç që Cristiano Ronaldo të vendosë t’i thotë lamtumirë Madridit, pikërisht për skuadrën e tyre, Juventusin, në afatin kalimtar veror.
“Detajet e vogla e bëjnë dallimin e madh, në fund të fundit... prandaj do të thosha se ajo çfarë pashë në stadium ndihmoi [në transferimin tim në Juve]”, tha Ronaldo të mërkurën pasi u shpall Ambasadori i parë Global i DANZ.
“Jo 100 për qind, natyrisht, por disa pjesë të bëjnë të mendosh”, shtoi ai.
33-vjeçari tha se goli i tij, i cili është nominuar për çmimin Goli i sezonit i UEFA-s, nxiti një reagim nga tifozët kundërshtarë, të cilin ai kurrë më parë s’e kishte përjetuar.
“Për mendimin tim ishte ndër golat më të mirë të karrierës sime deri tani”, tha Ronaldo. “Dhe, natyrisht, kur tifozët filluan t’më duartrokisnin në stadium, më lanë gojëhapur”, theksoi ai. Express