Luiza Gega, emblema e atletikes shqiptare, vajza e medaljeve dhe rekordeve

E mërkurë, 22 August 2018 18:32

Nga Halil Teodori
Se ç'mund të bëjë pasioni, puna, djersa, përkushtimi me mish e me shpirt dhe dashuria për sporti, këtë më mirë se askush mund ta tregojë rekordmenia shqiptare e vrapimit, 800, 1500 dhe 3000 metra, Luiz Gega. Një vajzë modeste që përpiqet çdo ditë për të arritur çfarë ajo i ka vënë qëllim vetes. Duke sfiduar mundësitë, vështirësi dhe problematikat e shumta, prej të cilave vuan ndër vite sporti në Shqipëri, atletika në veçanti, që nga terrent deri te trajtimi, ajo ka arritur të tregojë me punë dhe përkushtim, pasion dhe vendosmëri, të çojë sa më larg kapacitete dhe të ngre sa më lart emrin e vendit të saj në arenën ndërkombëtare.
Prologu
Tradita e atletikës shqiptare është pasur me emra, kontribute dhe arritje të shumta. Në mesin e të gjithë atyre që kanë shkruar faqet e historisë së atletikës shqiptare, një vend të rëndësishëm zë, Luiza Gega. Vite më radhë ajo ka arritur të thyej rekorde, të shtytë tej kufijtë e mundësive dhe ta ballafaqojë veten me atë rol nderimi dhe krenarie që ajo ka ndërtuar me shumë punë, lumenj djerse dhe përkushtim.
Kudo në botë ku zhvillohen aktivitete të ndryshme të sporteve dhe disiplinave të ndryshme, emri i Luiza Gegës është gjithnjë i pranishëm, jo vetëm si pjesëmarrëse por edhe për arritjet e saja të shumta. Pistat e vrapimit të botës e njohin të gjitha vrapimin, ngulmin dhe sfidën e Luizës, vajzës që shigjeton. Në pedanat e fitoreve dhe medaljeve gjithnjë e kemi parë atë, Luiza Gëgën të ngjitet, ashtu e mbushur plot emocion dhe krenari. Flamuri shqiptar është valëvitur në radhën me flamujt e shteteve dhe vendeve të fuqishme të botës. Hymni ynë kombëtar është kënduar dhe nderuar në mbarë botën. Falë atletes Luiza Gega, vrapimi për femra ka hedhur një hap të rëndësishëm në klasifikimin botëror. Si rezultat i punës së saj këmbëngulëse dhe ngadhnjimit mbi vështirësitë e panumërta, ajo ka mundur të vlerësohet dhe të trajtohet si një potencial i pashtershëm.
Jetëshkrim i atletes
Luiza Gega ka lindur në Dibër më 5 nëntor 1988. Kur ajo ishte vetëm 3 vjeç, familja e saj u zhvendos në Durrës. Luiza është fëmija i dytë i një familjeje me pesë fëmijë dhe e vetmja që merret me sport.
E kush më mirë se ajo mund të tregojë për fëmijërinë e saj, për rrënjët e këtij talenti në atletikën shqiptare.
Në një nga intervistat dhe prononcimet e saja të shumta për mediat, ajo mes të tjerave ka folur për fëmijërinë, për këtë moshë të bukur dhe plot mbresa.
"Kam qenë fëmijë shumë i lëvizshëm, mami më tregon që asnjëherë nuk qëndroja në një vend, pa lëvizur ose pa bërë diçka. Gjithmonë tërhiqesha nga lojërat që bënin fëmijët dhe dëshira ime ishte të rrija gjithë kohës të luaja jashtë, ku mbaj mend që mamin shpesh herë e acaronte kjo gjë.
E vetmja gjë që mendonim gjithë ditën ishte të luanim me peta apo topa djegësi, shpesh herë luaja dhe futboll me çunat e lagjes dhe pse mamit nuk i pëlqente kjo. Dëshira ime ishte vetëm të luaja, isha natyrë, që nuk më pëlqente të rrija në një vend.
Në shkollën 8-vjeçare shpesh herë organizoheshin gara vrapimesh në shkollë pastaj midis shkollave të tjera, dilja gjithmonë e para. Një i afërmi im që jetonte afër shtëpisë sime, në atë kohë ishte trajner te shkolla e mesme, “Mjeshtëria Sportive Durrës”, i cili një ditë më pyeti: A ke dëshirë të vish të stërvitesh!? Unë pa menduar gjatë i thash “Po”. Foli me prindërit e mi dhe ata ishin dakord, ndaj qysh të nesërmen fillova të stërvitesha. Isha në klasën e 8, pra 14 vjeç kur fillova të ushtrohesha për herë të parë, që nga ajo kohë nuk jam ndalur", është shprehur ajo.
Vështirësitë që duheshin sfiduar
Fillimet në betejën e përformancës dhe përgatitjet për kompeticionet, si për sportistët e tjerë, ashtu edhe për Luiza Gegën do të ishte e vështirë. Federata nuk siguron kushtet e favorshme për zhvillimin normal të stërvitjes. Kjo situatë shpesh ka shtyrë atleten të kërkojë mundësi të stërvitjes jashtë vendit, sipërmarrje të cilën është dashur ta përballojë tërësisht me shpenzimet e saja personale.
Sa i kam dhënë këtij sporti vetëm sportdashësit e dinë, mësojmë të jetë shprehur ajo në një intervistë. Kam arritur e vetme të marr të paktën 10 medalje ndërkombëtare çdo vit të niveleve shumë të larta botërore e evropiane. Ndërkohë nga ana tjetër atletika dhe organet drejtuese të saj nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të justifikuar lodhjen, punën dhe rezultatet e mia të larta.
Megjithëse atletika është një ndër sportet më të vështira, sepse gjithçka vendoset nga një kronometër, Luiza e ka dashuruar këtë sport duke i dhënë dhe duke marrë prej tij më të mirën. Është pikërisht ky sport ku vihen në sprovë personaliteti dhe karakteri, që është vlerësuar me arritje dhe rezultate konkurruese nga kjo vajzë kurajoze dhe me shpirt të pasur.
Por sa e ka çmuar dhe konsideruar shteti këtë performancë, këto rezultate, këto arritje, këtë privilegj të promovimit dhe vlerësimit ndërkombëtar të atletes. Nuk mund të flas se çfarë vëmendje ka shteti për atletikën, thotë Luiza, por në rastin tim vërtet lë shumë për të dëshiruar. Shteti kur ka sportist të këtij niveli elitar duhet jo vetëm të jetë mbështetësi financiar kryesor, por dhe mbështetësi kryesor në arritjen e atyre objektivave që janë jo vetëm të miat, por të shtetit të cilin përfaqësoj.
Për të, të vrapuarit nuk është thjesht një profesion, është mënyra e saj e të jetuarit.
Vitet dhe sfidat
Viti 2016 ishte për Luiza Gegën viti më i suksesshëm i karrierës. Marrja e titullit si nënkampione Europe, ishte arritja më e madhe e saj. Për sa i përket vitit 2017, mund të thuhet që nuk ishte viti që atletja priste të ishte, edhe pse këtë vit ajo arriti të thyente shumë rekorde kombëtare, por për shkak të një dëmtimi që pati në tendin, i'u desh të shkëpuste aktivitetet me të rëndësishme, edhe pse isha stërvitur shumë për to.
Viti 2018, është gjithashtu një vit i rëndësishëm. Lojërat Mesdhetare dhe Kampionati Europian mbeten dy objektiva të rëndësishëm për atleten.
Gjithsesi, për të çdo vit është i një rëndësisë së veçantë. Janë vite sprovash dhe rezultatesh. Te çdo vit ajo kërkon të përmirësojë arritjet e një viti më pas. Rezultatet e saj janë akoma në rritje dhe pse pikaset ngushtimi i diferencës në sekonda, sepse dalëngadalë trupi fillon arrin limitet. Që gjithnjë ajo të arrijë të marrë nga mundësitë e saj fizike i duhet një trajtim rigoroz i të gjithë komponentëve .
Arritjet me gjuhën e fakteve
Kampionati Europian, Paris 2011 në 800 metra ka rezultatin 2:08:34 sekonda; Kampionati Botëror Koreja 2011 në 800 m, vendi 20 me rezultatin 2:03”11 sekonda; Kampionati Ballkanik (Indoor) Stamboll, në 1500 m, vendi parë, medalje ari, me rezultatin 4:10:75 sekonda.
Luiza Gega ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera. Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.
Epilogu i një profili
Kjo është Luiza Gega, një atlete e kalibrit dhe një vajzë shumë e lidhur me sportin, një e re që ka arritur të tregojë se çfarë të ofron vrapimi, se deri ku mund të të shpjerë dashuria dhe pasioni për atletikën. Gjithashtu një vajzë që dëshmon se gjithçka arrihet jo vetëm me dëshirë dhe përkushtim, por edhe me shumë, shumë punë dhe djersë, vendosmëri, këmbëngulje, luftë të vërtetë më vetveten.
Luiza Gega nuk është vetëm një atlete e talentuar, pune vetëmohuese, rezultatesh të larta, por edhe një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë e të reja e Shqipërisë. Ajo dhe të gjithë shokët e saj të pistave të vrapimit, arritjet e tyre, duhet të mos shërbejnë vetëm si trofe personale dhe mburrje nacionale, por edhe si shytës së një jete më vitale dhe të një motivimi krenues. Luiza Gega duhet të promovohet dhe të vlerësohet në mënyrë që edhe shumë të vajza dhe të reja t'i bashkohen atletikës duke i dhënë historisë së sportit jo vetëm emrin por edhe rezul

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...