Kampioni i botës shkel ligjin, Lloris 7 orë në polici

Premte, 24 August 2018 18:14

Në Angli rregullat dhe ligjet janë për t’u respektuar dhe kur dikush i shkel ato, do të përballet me pasojat. Edhe nëse je një person publik, duhet të jesh shumë i kujdesshëm, sepse ligji është i barabartë për të gjithë.

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris, është mbajtur për rreth 7 orë në polici, pasi ka rezultuar se ka konsumuar alkool mbi normën e lejuar.

Një patrullë e policisë e ka ndaluar portierin kampion botë me Francën në orën 02:30 të mëngjesit dhe, pasi rezultoi se ishte i dehur, e ka shoqëruar në ambientet e parandalimit, ku vetëm gjatë paradites është lënë i lirë.

Lloris do të duhet të paraqitet sërish në polici për t’u njohur me masën administrative. “Gardiani” francez, që njihet si një futbollist mjaft i qetë dhe me shumë reputacion te Tettonhami falë sjelljes së tij korrekte, pritet të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e të hënës me Manchester United në “Old Trafford”, por mësohet se nuk do të mbajë shiritin e kapitenit.

Modifikuar më Premte, 24 August 2018 18:35
Login to post comments