Tirana-Teuta, formacionet zyrtare, ka risi

Premte, 24 August 2018 19:24

Tirana nuk ka rrugë tjetër përveç fitores në sfidën e sotme ndaj Teutës dhe për këtë është i ndërgjegjshëm trajneri i bardhebluve, Ze Maria, i cili ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në radhët e skuadrës së tij në krahasim me sfidën e humbur ndaj Kamzës.

Në fushë nga minuta e parë janë edhe dy afrimet e verës, Hasani dhe Blazhevski, të cilët kishin filluar takimin e parë nga stoli, për t’u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në vend të Grecës e Dajës, të sakrifikuarit e sotëm..

Ndërkohë, Bledi Shkëmbi ka ruajtur grupin e futbollistëve të cilët luajtën duelin e parë kundër Flamurtarit, i bindur se mund të sigurojë me ta një tjetër rezultat pozitiv në transfertën e vështirë në kryeqytet.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Karabeci, Maveje, Hasani, Kobinah, Sentamu, Blazhevski.

Trajner Ze Maria

Teuta: Hidi, Gjerogjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Kamara, Traore, Latif.

Trajner: Bledi Shkëmbi

Login to post comments