VIDEO / Guri përsëri protagonist, por ndoshta duhet të fillojë të shqetësohet

Premte, 24 August 2018 22:46

Sindri Guri është sulmuesi i vetëm i përfaqësueses shqiptare që po luan me rregullsi në këtë pjesë të sezonit dhe po rezulton shpesh vendimtar për skuadrën e tij. Edhe sot, ai la shenjë në ndeshjen që Ostende fitoi 3-1 në shtëpi përballë Zulte Varegem.

Pas avantazhit të miqve në minutën e 17, Guri ishte pjesë e aksionit që solli barazimin me Faes vetëm 8 minuta më vonë. Mbrojtja kundërshtare, në tentativën për të larguar një top që po shkonte drejt Gurit i dha mundësinë mesfushorit që të gjuante i qetë drejt portës, duke shënuar golin e barazimi.

Më pas, Guri la fushën e lojës në minutën e 59 të ndeshjes si zgjedhje taktike e trajnerit Verhejen dhe ndoshta duhet të fillojë të shqetësohet paska, sepse ai që i zuri vendin në fushë shënoi një nga dy golat që i dhanë suksesin 3-1 ekipit të tij

Video

Login to post comments