×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Emocionon djali i Schumacher: 'Dua të jem kampion në F1 si babi'

Saturday, 25 August 2018 08:50

Familja e Michael Schumacher ka zbuluar se legjenda e Formula 1 ende nuk është në gjendje të flasë ose të ecë pa ndihmë.

Kampioni gjerman i F1 pësoi dëmtime të rënda të trurit në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 dhe detajet e gjendjes së tij që nga ajo kohë janë ruajtur nga familja e tij.

Ndërsa kur vjen puna tek djali i Schumacher, ai është shprehur se ka ambicie të ndjekë hapat e babait të tij dhe të fitojë Formula 1.

Mick Schumacher, 19 vjeç, ishte me babain e tij duke bërë ski kur legjenda e F1 pësoi aksidentin që e la në koma.

"Ai ishte idhulli im dhe unë po ndjek gjithçka që ka bërë,"-tha  Mick në një intervistë me 5 Live. "Jam shumë i lumtur për këtë."

Adoleshenti ka bërë përparime në botën e motorsportit duke siguruar fitoren e tij të parë në Formula Three në Spa Francorchamps, Belgjikë muajin e kaluar.

Dhe shpreson që vitin e ardhshëm të kalojë në Formua Two.

"Qëllimi është të fitoj në F1. Babai im kishte një ndikim të madh në karrierën time,"-shtoi Mick.

Login to post comments