Laçi fiton me përmbysje kundër Luftëtarit, gjirokastritë sërish të fundit

Saturday, 25 August 2018 19:12

Ndeshja mes Laçit dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e dytë të Superligës, është mbyllur me rezultatin 2-1 për laçianët.

Kjo ndeshje ishte e mbushur plot spektakël nga të dy skuadrat, por në fundin e pjesës së parë ishin gjirokastritët ata që shënuan. Vasil Shkurtaj autor i golit.

Në pjesën e dytë të lojës vendasit ishin më kërkues pasi arritën të merrnin barazimin, i cili erdhi në minutën e 71-t me auto Shtubinën. Ekipi i drejtuar nga Mërgjyshi nuk u tërhoq, duke kërkuar pikët e plota në këtë takim.

Në fund të lojës, Gjoni shënoi golin e përmbysjes në minutën e 94, duke i siguruar 3 pikët laçianëve. Një fitore që vjen pas barazimit kundër Kukësit në javën e parë.

Ndërkohë kjo është humbja e dytë për Luftëtarin, pas asaj kundër Kastriotit debutues.

Modifikuar më Saturday, 25 August 2018 19:14
Login to post comments