Spaleti zë mend nga Sasuolo dhe rikthehen Perisiçin, ja si luan sot ndaj Torinos

Diel, 26 August 2018 17:24

Interi pret në shtëpi Torinon në kuadër të javës së të të Serisë A dhe përveç fitores, zikaltërit nuk pranojnë rezultat tjetër, duke qenë se e nisën me humbje kampionatin. Duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshjeje, Luçiano Spaleti ka menduar që të ketë një Inter më shumë sulmues, duke planifikuar titullar Perisiçin që ndeshjen e kaluar ishte në stol.

Në mbrojtje, rikthehet Shkrinjiar, që së bashku me Mirandën, Vrsalikon dhe Asamohan do të duhet t’i lehtësojnë punën Handanoviçit. Në mesfushë, Spaleti pritet të aktivizojë Brozoviçin dhe Naingolanin, ndërkohë që sulmi do të jetë me Politanon e Perisiçin në krah, kurse Lautaro do të ndihmojë Ikardin.

Formacioni i mundshëm:

Inter: Handanoviç, Asamoah, Miranda, Shkrinjiar, Vrsaliko, Brozoviç, Naingolan, Perisiç, Politano, Lautaro, Ikardi

Trajner. Luçiano Spaleti

Login to post comments