Chelsea fiton me vështirësi ndaj Newcastle

Diel, 26 August 2018 20:08

Chelsea ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Newcaslte me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominimin e skuadrës së Maurizio Sarrit, të cilët krijuan shumë raste për gol.

Megjithatë, edhe përkundër dominimit dhe rasteve nga Eden Hazard (24′) dhe Pedro (35′) portat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim. Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat dhe pati edhe gola të shënuara.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 70-të, ku ylli belg, Hazard ishte i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsi skuadrës së tij 0-1. Në minutën e 83-të vendasit u kthyen në lojë duke barazuar rezultat 1-1 me anë të sulmuesit Joselu, i cili u asistua nga DeAndre Yedlin.

Por, gëzimi i Laraskave zgjati pak pasi pas vetëm katër minutash lojë ishte Yedlin, i cili shënoi autogol për t’ia dhënë fitoren Chelseat me rezultat 1-2.

Pas kësaj fitore, Blutë e shohin veten në vendin e dytë me pikë maksimale nga tri ndeshjet, ndërsa Newcastle renditet në vend të 16-të me një pikë. Në ndeshjen e radhës, Chelsea luan në shtëpi ndaj Bournemouthit, ndërsa Newcastle udhëton te Man City.

Login to post comments