Inter katranos gjithçka

Diel, 26 August 2018 22:49

Pas humbjes në debutim ndaj Sassuolos, mbi 60 mijë tifozë zikaltër kishin mbushur “San Siron”, në pritje të fitores së parë sezonale, por Interi i Luciano Spallettit nuk ia ka dalë as ndaj Torinos.

Në takimin e sotëm ndaj Torinos skuadra e Spallettit barazoi 2 me 2, përkundër që ishte në epërsi prej dy golash, transmeton Koha.net.

Perishiç e De Vrij kaluan Interin në epërsi në pjesën e parë. Megjithatë në pjesën e dytë Torino arriti të barazojë shifrat.

Belotti, e Meite shënuan golat në pjesën e dytë për t’i dhënë një pikë ekipit të tyre.

Në përfundim të sfidës, në vend të festës, skuadra zikaltër u përball me një mori vërshëllimash të tifozëve, të cilët kontestuan jo vetëm rezultatin, por edhe paraqitjen në fushën e lojës.

Login to post comments