Ronaldo refuzon ftesën e Portugalisë, nuk luan kundër Italisë

E mërkurë, 29 August 2018 13:44

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të refuzojë ftesën e vendit të tij për dy ndeshjet e ardhshme.

Si rrjedhojë CR7 do të mungojë në miqësoren kundër Kroacisë dhe në sfidën kundër shokëve të rinj italian, pasi Portugalia sfidon ‘axurrët’ më 10 shtator për Ligën e Kombeve.

Media italiane “Gazzeta dello Sport” shkruan se futbollisti i blerë për 100 mln euro ka zgjedhur të vijojë përgatitjet në qendrën stërvitore në “Vinovo” në mënyrë që të jetë sa më në formë për ndeshjet e “Champions League”.

Ende nuk është zyrtare, por as një hipotezë. Gjithsesi për momentin mbetet një lajm i mirë për Juventusin dhe Mancini-n, trajnerin e Italisë.

Login to post comments