Rikthehet ‘kavalieri’, Berlusconi blen 100 % aksionet e klubit italian

Tuesday, 25 September 2018 20:25

Silvio Berlusconi ka blerë të gjitha (100 %) aksionet e klubit të Monza. Ky është lajmi i orës së fundit me Fininvest, biznesin familjar, i cili do të marrë të gjitha aksionet e klubit të Serie C. Në fillim, në fakt, marrëveshja u vendos për 75 % të aksioneve dhe pastaj për 95 %. Shuma totale e marrëveshjes shkon në mes 2.5 milionë euro dhe 3 mln euro. E premtja e 28 shtatorit është planifikuar të jetë data përfundimtare kur do të bëhet edhe kalimi i pronësisë, ndërsa do të ketë një konferencë për shtyp.

Nicola Colombo, pronari aktual, do të mbetet president: "Mbajtja e këtij pozicioni është një nder, edhe më shumë sepse do të largohem nga kryeqyteti i kompanisë: është një njohje për atë që kam bërë në të kaluarën dhe për atë që mundem ende për klubin", tha ai për Radiocor Colombo. Adriano Galliani, megjithatë, do të jetë CEO. Pasi kanë arritur marrëveshjen për të blerë klubin, tani drejtuesit e rinj po mendojnë për trajnerin që do t’i drejtojë dhe sigurisht mendojnë për një emër të madh, ndonëse militojnë në një ligë inferiore. Aktualisht Monza drejtohet nga Marco Zaffaroni dhe e kanë nisur mjaft mirë kampionatin duke marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e para.

Login to post comments