Legjenda e Anglisë: Messi futbollisti më i mirë që i ka mbathur këpucët e futbollit ndonjëherë

Tuesday, 02 October 2018 09:47

Legjenda e Anglisë Gary Lineker e ka lartësuar Lionel Messi para ndeshjes së Barcelonës kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, duelit mes dy klubeve për të cilat Lineker ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Në një intervistë me Barca TV, ish-futbollisti foli për ndeshjen dhe theksoi se argjentinasi do të jetë çelësi në këtë takim.

“Ai është lojtari më i mirë që i ka futur në këmbë këpucët e futbollit ndonjëherë. Duket sikur ai e sheh lojën nga larg, në të njëjtën kohë që luan. Ai nuk është njeri”, tha Lineker.

“Atë nuk mund ta provokosh, prandaj ai është shembull themelor për botën e futbollit dhe për çdo person të ri që e luan këtë sport”, shtoi ai.

Lineker, tani prezantues, foli edhe për gjendjen e skuadrës së Ernesto Valverdes.

“Ata kanë skuadër të kombinuar, rini dhe përvojë, që është kyçe në këtë garë, si dhe një trajner që ka sjell vazhdimësi në skuadër”, theksoi ai.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...