Akuzat për përdhunim, policia e SHBA hap hetimet ndaj CR7

Tuesday, 02 October 2018 14:38

Cristiano Ronaldo duhet të përballet sërish me ligjin, pasi policia e Las Vegas rihapi hetimet në lidhje me sulmuesin portugez nën akuzë për përdhunim.

Ngjarja e dyshuar vjen nga vitit 2009, kur CR7 po bënte lëvizjen e parë të madhe nga Mançester Junited te Reali i Madridit.

Në atë periudhë ai ndodhej në Las Vegas ku është njohur me Ketrin Majorga, atëherë 24 vjeç.

Takimi mes tyre është përjetësuar me foto gjatë një mbrëmje në një prej lokaleve më të famshëm të natës në “qytetin e mëkatit”.

Pikërisht pas këtij takimi, Majorga akuzon Cristiano Ronaldon se e ka përdhunuar.

Ajo e zbuloi këtë pretendim vetëm një javë më parë në një intervistë për median gjermane “Der Spigel”, duke thënë se për të heshtur është paguar 375 mijë euro nga sulmuesi portugez.

Pas këtyre fakteve të reja, policia e kontesë Klark në Nevada ka rihapur hetimet.

Sipas saj, në datën e pretenduar nga Ketrin Majorga nëntë vite më parë, policia ka marrë një telefonatë nga ky person, por kur ka shkuar në vendngjarje ajo nuk ka dhënë detaje dhe as informacion mbi agresorin e saj.

Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe vetë Cristiano Ronaldo. Me anë të një video në Instagram, portugezi i ka cilësuar ato si “Fake News”. “Është normale që njerëzit duan të bëhen të famshëm me emrin tim. Gjithçka shkon mirë”, ka bërë të ditur Cristiano Ronaldo, I cili nuk është hera e parë që përballet me të tilla akuza.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...