11 pasime që Dybala të shënojë këtë gol, shikoni super aksionin

Tuesday, 02 October 2018 22:07

Juventus vazhdon të fitojë dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Bardhezinjtë, pas fitores së rëndësishme të marrë në kampionat kundër Napoli-t, kanë mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Young Boys në javën e dytë të Champions League.

Takimi i luajtur në “Allianz Stadium” ka patur një histori të shkurtër, me zviceranët që kanë rezistuar vetëm pesë minuta lojës para se të ndëshkoheshin nga Paulo Dybala. Argjentinasi ka marrë një pasim të bukur nga Bonucci dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje po aq të bukur fluturimthi me të majtën.

Vendasit kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 33-të dhe autori ka qenë përsëri Dybala, i cili ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur, kur portieri i miqve ka devijuar goditjen e fortë të Matuidi, duke e dërguar topin në këmbët e sulmuesit bardhezi, i cili ka shënuar me portën e boshatisur.

Qershia mbi tortë, për yllin e Juventus, ka ardhur në minutën e 69-të, kur ka realizuar edhe golin e tretë personal dhe të tretin për torinezët. Edhe ky ka qenë një gol i lehtë për yllin e “Zonjës”, i cili ka shënuar përsëri me portën e boshatisur pas një asisti të Cuadrado. Young Boys e ka mbyllur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Camara.

Juventus ka shkuar në 6 pikë me ketë fitore dhe kryeson e vetme Grupin H, në pritje të ndeshjes që do të luhet në “Old Trafford” mes United dhe Valencia. Ka qenë një tjetër paraqitje bindëse për skuadrën e Allegri-t, i cili nuk ka patur në dispozicion as CR7, që ka qenë i skualifikuar. 

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 22:17

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...