​“Griezmann është më i miri në botë”

E Enjte, 04 October 2018 09:26

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka përshkruar yllin e skuadrës së tij, Antoine Griezmann, si lojtarin më të mirë në botë, pas ndikimin që kishte francezi në ndeshjen e djeshme në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e dytë, të vlefshme për grupin A të Ligës së Kampionëve, Atletico Madridi u ndesh me Club Brugge në Wanda Metropolitano. Madrilenët e fituan këtë ndeshje në shtëpi me rezultat 3-1, ndeshje kjo në të cilën shkëlqeu Griezmann.

Sulmuesi francez ishte lojtari më i rëndësishëm në këtë ndeshje pasi që i shënoi dy gola, si dhe e asistoi golin e Kokes. Kjo performancë e Griezmannit ia siguroi Atletico Madridit fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Griezmanni ishte përfolur se do të transferohej në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo vendosi të qëndronte në Madrid pasi që tha se i besonte projektit të klubit dhe trajnerit të tij, i cili tani e konsideron si lojtarin më të mirë në botë.

“Unë kam thënë edhe sezonin e kaluar dhe do ta them përsëri, për mua Griezmanni është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Simeone.

“Ai e ka fituar titullin e Evropa Ligës, Kupën e Botës, Superkupën e Evropës dhe dhe përfundoi në vendin e dytë në një ligë ku luajnë Barcelona dhe Real Madridi”.

“Ai është në një vend ku dëshiron të jetë. Ai vendosi të qëndrojë në Atletico dhe këto janë pasojat. Ai është duke e shijuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...