Braktiset/ Ronaldo nuk do t’i ketë më milionat e sponsorëve

E Enjte, 04 October 2018 19:32

Cristiano Ronaldo ka mbledhur 400 milionë euro pasuri gjatë karrierës së tij, falë aftësive në fushën e blertë por edhe figurës prej superylli të sportit dhe tërheqjes së kompanive më të mëdha që mbajnë radhën për të bashkëpunuar me të.

Por pasi u akuzua nga një vajzë se e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009, një prej sponsorëve më të mëdhenj të tij ka thënë se mund të largohet pasi po e monitoron nga afër situatën. Pretendimet janë ende të paprovuara dhe vetë Ronaldo i ka mohuar me forcë, por kompania e prodhimit të lojërave elektronike, EA Sports, është duke ndjekur nga afër të gjithë zhvillimet.

Ronaldo është personazhi kryesor i kësaj kompanie për lojën e famshme të futbollit FIFA, ku prej disa vitesh ai është në kopertinën e saj. Por që kur policia amerikane ka nisur të hetojë mbi ngjarjen e ndodhur dhjetë vjet më parë, EA Sports duket se po “mban shënim”.

Një zëdhënës i kompanisë tha për “The Sun”: “Jemi njoftuar për këtë lajm shqetësues dhe akuzat e detajuara kundër Cristiano Ronaldos. Po e monitorojmë me kujdes situatën pasi presim që sportistët që janë në kopertinën e lojërave tona të sillen në një mënyrë që përputhet me vlerat e Electronic Arts”.

Sponsorë të tjerë të Ronaldo përfshijnë gjigantë të industrive të ndryshme si Nike, Herbalife, Tag Heuer dhe shumë të tjera, prej të cilave ai përfiton shumë të konsiderueshme që e kanë renditur për të dytin vit radhazi të parin në listën e sportistëve më të paguar.

Madje në vitin 2016, Nike nënshkroi një kontratë të përjetshme me portugezin, prej së cilës ai do të përfitojë 1 miliardë dollarë. Kompania e veshjeve sportive deri tani ka refuzuar të komentojë mbi ngjarjet e fundit. Ai mendohet se përfiton gjithashtu deri në 80 milionë euro në vit nga marka CR7, e cila përdoret në industrinë e veshjeve, hotelerisë, e deri te parfumet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...