Lopetegui: Nuk jemi në krizë, ja çfarë po ndodh me Bale

Premte, 05 October 2018 15:21

Julen Lopetegui nuk mendon se ekipi i tij është në krizë. Pavarsisht rezultateve negative, e faktit që Reali i tij nuk shënon prej tre ndeshjesh, ish-tranjeri i Spanjës mendon se situata nuk është aq e rëndë sa duket, e fitoret do të vijnë shumë shpejt:

“Ky është Reali i Madridit, është normale që do të ketë kritika. E rëndësishme është ndjeshmëria që kemi me djemtë. Do të ketë gjithmonë momente të mira e të këqija, do të rregullojmë ato që kemi për të rregulluar, por kemi besim se do të bëjmë më të mirën tonë në të gjitha kompeticionet”.

Lopetegui foli gjithashtu për ato që i kanë munguar ekipit të tij në takimet e fundit, por edhe për situatën e tij të vështirë në klub. Nuk mund të mungonte as një koment për atë që konsiderohet si një nga liderët e “Los Blancos”, Gareth Bale:

“Aktualisht jemi me pikë të barabarta me vendin e parë të La Ligas, e kam besim se edhe në Champions do të kemi rezultate të mira. Mendoj se na ka munguar disi fati, por nuk ka problem. Punojmë çdo ditë për tu përmirësuar akoma më shumë. Bale është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Në derbin me Atleticon kishte disa probleme, por tani është mëse gati.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...