Mbyllet me barazim takimi Kamza-Flamurtari

Diel, 07 October 2018 19:14

Vlonjatët kanë barazuar sot Kamzën me rezultatin 2-2 në një sfidë interesante që i pati të gjitha, golat, spektakël por edhe momente kontestimi. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Plakut që në minutën e 5'-të, i cili realizoi me një goditje me kokë.  Por avantazhi i Kamzës ka zgjatur shumë pak, pasi Bushic ka barazuar gjithçka në minutën e 23'-të. Minutat në vazhdim folën vetëm për Flamurtarin që u përpoq të shënonte edhe golin e avantazhit. Përpos përpjekjeve të shumta, pjesa e parë përfundoi barazim.

Me fillimin e pjesës së dytë, Flamurtari u mundua të gjente sërish golin. Përpjekjet u konkretizuan në minutën e 54-të, ku pas një goditje nga këndi, Avdyli grushton por topi përfundon te Bushiç. Ky i fundit gjuan drejt portës dhe Musta devijon trajektoren duke shtyrë topin në rrjetë.  Atëherë kur dukej se Flamurtari do arrinte një fitore me vlera, Kamza barazon me anë të Roloviç. Kundërsulm perfekt i Kamzës. Plaku nis Zisin nga e majta, topi në shtyllën e dytë për Roloviç i cili e shtyn në portën e boshatisur. Me këtë rezultat, Flamurtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Kamza vazhdon në zonën e ftohtë me 7 pikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...