Përkeqësohet situata te Real Madrid, Luka Modric i inatosur

Hënë, 08 October 2018 12:46

Mesa duket ndryshim që prekën këtë sezon te Real Madid ka sjellë një tensionim të brendshëm të ekipit. Ndërsa rezultatet pozitive nuk po vijnë, një tjetër problem mund ta përkeqësojë situatën. Ylli i ekipit i cili këtë vit pati një rritje të theksuar,  Luka Modric është i mërzitur me trajnerin Julen Lopetegui. Midis të dyve ka pasur një takim kokë më kokë e pas tij, marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar.

Media spanjolle “Don Balon” shkruan se Modric, i cili ka fituar çmime individuale me rëndësi në muajt e fundit, nuk është dakord me zgjedhjet e teknikut spanjoll për ta lënë në stol që të rikuperojë energjitë. Ai e ka të zakonshme në tërë këto vite që të luajë rregullisht në 11 javët e para dhe nuk ka asnjë shqetësim me lodhjen. Por ardhja e Lopetegui-t ka bërë që Modric të hyjë 4 herë nga stoli në lojë dhe 5 herë të tjera të zëvendësohet.

Në Spanjë mendojnë se ai tani ndihet paksa keq që nuk këmbënguli më shumë të largohej drejt Interit që e priste. Për më tepër që lojtarin e mërzit shumë fakti që skuadra po çalon pas largimit të CR7-ës. Modric e donte shumë një eksperiencë të re, por këmbëngulja e drejtuesve dhe garancia që ata i dhanë se do të kishte rol protagonisti, e bënë të qëndronte.

Ndërkohë Interi po e monitoron me kujdes situatën dhe mund edhe të bëjë ndonjë ofertë në vazhdim, edhe pse kjo do të jetë disi e vështirë. Por zikaltrit kanë interes edhe për një tjetër lojtar, Frenkie De Jong, në pronësi të Ajax-it që kushton 50 milionë ero. Për të ka interesim nga klubet më të mëdha evropiane, mes tyre edhe Barcelona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...