Gjendet tradhtari i Skënderbeut në UEFA!

Tuesday, 09 October 2018 12:28

Para pak muajsh dy inspektorët e UEFA-s, Karl Dhont me kombësi belge dhe Migel Letard Fernandez Palacios denoncuan se në postën e tyre elektronike kishte mbërritur një e-mail kërcënues ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

Çështje që detyroi dhe vetë UEFA-n të mbante qëndrim zyrtar ndaj kërcënuesve, duke bërë që të betoheshin se do t’i shkonin çështjes deri në fund. Aktualisht Skënderbeu është i dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane të UEFA-s dhe me 1 milion euro gjobë.

Sa i përket mesazhit kërcënues drejt inspektorëve të UEFA-s, sipas “Panorama Sport” është zyrtari i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti. Por, natyra e zyrtarit të klubit korçar njihet mbarë në Shqipëri se nuk mund ta bëjë diçka të tillë. Aq më tepër që ai nuk është njohës i mirë i teknologjisë. Të kujtojmë dhe rastin kur ngatërroi aplikimin për vizë në Ambasadën e Irlandës dhe Irlandës së Veriut, ngatërrim që i shkaktoi jo pak probleme bardhekuqve.

Por, për të zbardhur çështjen e kërcënimit, Skënderbeu në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kërkoi zbardhjen e këtij e-maili, i cili vinte nga Shqipëria, por që nuk mund t’i gjenden autorët sepse është nisur nga një internet kafe. Që do të thotë se ‘Hamzai’ është pa emër të vërtetë. A është Ilirjan Përmeti? Askush nuk e beson!

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 15:50
Login to post comments