Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në burg, rrezikon shumë vite

Tuesday, 09 October 2018 15:08

Pas akuzave të përdhunimit, ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo mund të rrezikojë të përfundojë në burg, me një dënim prej 10 vitesh.

Përveç rënies së imazhit ai mund të humbë edhe 35 milionë dollarë në vit me marrëveshjet e sponsorizimit.  Sulmi seksual  ka një dënim të përjetshëm në Las Vegas, në vendin ku mësuesja Kathryn Mayorga, 34 vjeç, deklaroi se futbollisti e sulmoi atë në 2009.

Ndërsa sipas ligjeve shtetërore të Nevada që qeverisin qytetin, ai mund të kërkojë lirimin me kusht, por vetëm pas 10 vjetëve pas hekurave. Policia e Las Vegas ka rihapur një hetim për akuzat, megjithëse në këtë fazë Ronaldo, 33 vjeç, i cili “në mënyrë të vendosur” i mohon pretendimet, nuk është arrestuar apo akuzuar në lidhje me ndonjë krim. Nëse ai duhet të dënohet nga një gjykatë penale, sponsorët që aktualisht i sigurojnë 35 milionë dollarë në vit,  mund të shkëpusin të gjitha lidhjet me të.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 16:00
Login to post comments