Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se dokumentet legale të publikuara nga Der Spiegel që lidhen me akuza për dhunë “janë ndryshuar apo janë komplet të fabrikuara”
Revista gjermane ishte e para që botojë tregimin dhe akuzat e modeles Kathryn Mayorga në vitin 2009, që sipas tyre paraqesin një marrëveshje për të mos e zbuluar këtë dhunim.
Ajo ka nënshkruar një marrëveshje 375 000 dollarë që mos ti bëj akuzat e saj publike, por avokati i yllit të Juventusit, Peter Christiansen ka lëshuar sot një deklaratë duke thënë se dokumentet e Der Spiegel ishin pjesë e kësaj marrëveshje.
“Cristiano Ronaldo mohon të gjitha këto akuza me anë të së drejtës civile, në përputhje me atë që ka bërë nëntë vitet e fundit”, thuhet në deklaratë.
“Dokumentet që thuhet se përmbajnë deklaratë të Ronaldos dhe janë publikuar në media janë shpikje të pastra”.
“Gjatë vitit 2015, u sulmuan dhjetëra firma (përfshirë edhe firma të avokatisë) në pjesë të ndryshme të Europës dhe të dhënat e tyre elektronike u vodhën me anë të një akti kriminal kibernetikë”.
“Ky haker u përpoq që të shiste informata të tilla, media të papërgjegjshme përfunduan duke publikuar dokumente të vjedhura, pjesë të rëndësishme janë ndryshuar apo fabrikuar”.
“Edhe njëherë, për të shmangur dyshimet, pozita e Cristiano Ronaldos ka qenë dhe vazhdon të jetë, së ajo që ndodhi më 2009 në Las Vegas ishte tërësisht konsensuale”, thuhet në fund të kësaj deklarate.