Mancini i ngopur me mosfitoret e Italisë

E Enjte, 11 October 2018 09:05

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se është i lodhur me mosfitoret, pasi skuadra e tij barazoi në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.

Goli i Federico Bernardeschit në minutën e 55’ nuk ishte i mjaftueshëm pasi u barazua nga Ruslan Malinovskiy në rezultatin përfundimtar 1-1 të mërkurë.

“Jam i ngopur me mosfitoret dhe kështu janë edhe të tjerët”, ka thënë Mancini pas ndeshjes.

“Gjëja pozitive është se skuadra luajti futboll të mirë për një kohë të gjatë”.

“Ishte një miqësore, kështu që shpresojmë në fitore të dielën. Është e qartë, tifozët janë të dëshpëruar kur skuadra nuk fiton”.

“Nëse do ta shënonim një gol tjetër, të gjithë do të ishin të lumtur me paraqitjen”.

Italia e ka fituar vetëm njërën prej 10 ndeshjeve të fundit nën menaxhimin e Mancinit.

Të dielën në kuadër të Ligës së Kombeve, Italia do të ndeshet me Poloninë në Chorzow. 

Login to post comments