Tirana e Memës nuk di të fitojë, barazim pa shije ndaj Kamzës

Saturday, 27 October 2018 16:13

Mbyllet në barazim 1-1 sfida e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore mes Kamzës dhe Tiranës. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 63-të me anë të Sentamunt. Vetëm 6 minuta zgjati avantazhi i bardhebluve, pasi Fukui barazoi shifrat në minutën e 69-të.

Me këtë barazim Tirana u ngjit në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur vendin e 7-të, ndërkohë që kamzalinjtë kanë siguruar 1 pikë më pak, duke mbajtur vendin e 8-të.

FT: KAMZA-TIRANA 1-1

Fukui 69′ / Sentamu 63′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim te Tirana, largohet Greca në fushë Grent Halili.

88′ Provon Atinga me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

87′ Pranë golit të dytë Tirana me Edon Hasanin, por futbollisti shkodran nuk ka arritur të shënojë pasi gjuajtja e tij është devijuar nga Arrabal.

83′ Zëvendësim te Kamza, largohet Roloviç në fushën e lojës Peçi.

80′ Frashëri ndëhyn në mënyrë të gabuar ndaj Sentamut. Goditje dënimi dhe karton i verdhë për mbrojtësin korçar. Provon Karabeci me një gjuajtje, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

74′ Karabeci provon të shënojë me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por ndërhyn mjaft bukur portieri Avdyli, duke larguar rrezikun në këndore.

69′ GOOOOOL KAMZA 1-1. Barazohen shifrat. Shënon Fukui. Pas gjuajtjes së Plakut nga goditja e dënimit, grushton portieri Lika, topi mbetet në zonë, aty ku Fukio, e ka shumë të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë.

63′ GOOOOL TIRANA 0-1. Sentamu kalon në avantazh kryeqytetasit. Sulmuesi merr një top të bukur nga Greca, futet bukur në zonë, gjuan bukur me të djathtën dhe e dërgon topin në rrjetë. 0-1 për Tiranën.

61′ Një tjetër mundësi për Tiranën me Bedri Grecën, por gjuajtja e mesfushorit përfundon ngjitur me shtyllën.

60′ Karabeci harkon nga goditja e dënimit në të djathtë, por largon topin mbrojtja e Kamzës.

56′ Greca provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon mbi kuadrat.

56′ Zëvendësim te Kamza, largohet Zisi, në fushë Rezi.

53′ Pranë golit Tirana, me Sentamun, por portieri Avdyli bën shpëtimtarin duke ndalur gjuajtjen e afrikanit.

49′ Greca provon të nisë Sentamin, por Arrabal neutralizon gjithçka.

46′ Starton pjesa e dytë, Tirana kryen zëvendësimin e parë, largohet Albi Doka, në fushë Toni Maveje.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Kundërpërgjigjet Tirana me Sentamun. Sulmuesi del i vetëm përballë portierit Avdyli, por gjuan në mënyrë të gabuar duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

43′ Pranë golit Kamza me anë të Roloviç, i cili del i vetëm përballë Likës, por ky i fundit bën heroin duke neutralizuar një gol të sigurt.

Rasti i humbur nga Roloviç on Vidnews.

38′ Kamza provon të rrezikojë me harkime nga krahët, por kontrollon gjithçka Ilion Lika.

33′ Plaku harkon një top të bukur në zonë, por Doka devijon në këndore.

30′ Minuta të qeta, skuadrat mbrohen mirë. Mungojnë rastet e rrezikshme.

20′ Sentamu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Arrabal.

18’ Zisi mundohet të niset para, por ka një ndërhyrje të gabuar ndaj tij dhe fiton një goditje dënimi në mesfushë. Topi kthehet shumë mbrapa, deri te portieri.

13′ Mundësi mjaft e mirë për skuadrën e Kamzës me anë të Idrizaj, i cili ka goditur në mënyrë të gabuar nga brenda zonës.

6′ Karabeci provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Avdyli.

4′ Një tjetër goditje nga këndi për Kamzën, kroson Plaku, por futbollistët e Tiranës, largojnë rrezikun.

2′ Vendasit e nisin në sulm, duke rrezikuar portën e Likës. Goditja e parë nga këndi i takon Kamzës.

1′ Ka nisur takimi, Kamza shkelmon topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

KAMZA: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Orelesi, Idrizaj, Mehmeti, Zisi, Mumajesi, Fukui, Rolovic, Plaku. Trajner: Klodian Duro.

TIRANA: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Kobina, Greca, Hasani, Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...