​Neymari reagon pasi u sulmua nga tifozët e Marseille

Hënë, 29 October 2018 12:22

Sulmuesi anësor i Paris Saint-Germainit, Neymar, i ka kritikuar tifozët e Marseille për sjelljen e tyre gjatë ndeshjen mes dy klubeve dje, si dhe ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Francës që t’i dënojë ata tifozë.

Golat e Kylian Mbappes dhe Julian Draxlerit në pjesën e dytë të ndeshjen ia siguruan kampionëve francez fitoren me rezultat 2-0 në stadiumin Orange Velodrome. Por, ky rezultat u prit me dhunë nga tifozët e klubit vendas.

Në momente që Neymari shkoi për ta gjuajtur një rivënie këndore, ai u sulmua nga tifozët e Marseille të cilët filluan ta gjuajnë me shishe dhe me para. Madje, njëri nga shumë personat që po e gjuanin atë, e kishte gjuajtur me shishe xhami, gjë të cilën braziliani ia tregoi edhe gjyqtarit të ndeshjes.

Ylli 26-vjeçar përjetoi momente të ngjashme edhe gjatë ndeshjes kundër Marseille në Velodrome në tetor të vitit të kaluar dhe ai tani i ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i siguruar lojtarët në fushë.

“Për ta vazhduar rekordin e fitoreve ne duhet të përjetojmë gjëra të tilla gjatë rivënieve këndore? Është mungesë respekti, jo vetëm për mua, por edhe për lojtarët e Marseille. Nuk është e drejtë”, ka thënë Neymar.

“Autoritetet të cilat e qeverisin Ligue 1 duhet të marrin vendim sepse kjo gjë nuk mund të vazhdojë më kështu. Çdo herë që vijmë këtu, ata na gjuajnë me gjëra, përfshirë këtu edhe me shishe xhami”.

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...