Mbappe “mbreti” i Europës, PSG kap rekordin historik

Hënë, 29 October 2018 14:45

PSG-së i mjafton një gol i Kilian Mbappe i ardhur nga stoli dhe realizimi i Draksler në sekondat e fundit, për të marrë fitoren e 11-të në po kaq ndeshje në kampionat. Kampionët në fuqi të Francës vijojnë dominimin e tyre në Ligue 1, duke kaluar dhe pengesën Marsejë me rezultatin 2-0.

Tekniku Tomas Tuhel kishte menduar që të mos e aktivizonte si titullar Mbappen, por 19-vjeçarit iu deshën vetëm 3 minuta për të shënuar golin, i cili vendosi fatin e kësaj ndeshje. Ishte një gol i rëndësishëm për kampionin e Botës, i cili tashmë është shënuesi më i mirë në 5 ligat më të forta të Europës. Në sekondat e fundit Draksler realizoi dhe golin e sigurisë.Duhet të veçohet se pati një episod të diskutueshëm në minutën e 85-të. Mitroglou gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari i anuloi golin. Protesta nga trajneri i Marsejës, por Garsia mori si shpërblim largimin nga bankina. Një situatë vërtetë e diskutueshme. PSG shkon në kuotën e 33 pikëve dhe ndjekësi më i afërt është 8 pikë më pak, por duhet kujtuar se janë luajtur vetëm 11 javë. Tani, synimi i kryeqytetasve është që të vënë një rekord sa i përket fitoreve radhazi në Francë. PSG ka barazuar rekordin e Totenhemit tësezonit 1960-1961.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...