Bie Partizani, Skënderbeu diti t'ia marrë kreun e Superiores

Hënë, 29 October 2018 21:02

Skënderbeu ka prishur mbrëmjen e të hënës rekordin pozitiv të Partizanit, që prej tetë javësh nuk provonte shijen e hidhur të disfatës, në fakt, që pas disfatës në javën e parë të pësuar pikërisht në korçë përballë bardhekuqëve. Kështu, të kuqtë janë mundur këtë të hënë në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-2 nga Skënderbeu. Ishte pikërisht ish-sulmuesi i të kuqëve ai që ka shënuar golin e parë të takimit në minutën e 64’, për të shkatërruar shfaqen shumë pozitive të Partizanit, jo vetëm në këtë përballje, por në të gjithë fazën e parë. Pikërisht atëherë kur Partizani ishte hedhur i gjithi në sulm, në kërkim të golit të barazimit, para vërshëllimës së fundit të arbitrit në të 95′, ishte Bregu ai që ka vendosur rezultatin final në shifrat 0-2. Dy gola dhe 3 pikë që nga ana tjetër i kanë dhuruar Skënderbeut kreun e klasifikimit, që tashmë në kuotën e 23 pikëve e mban me 1 pikë epërsi ndaj të kuqëve.

Supersfida që mbylli javën e 10-të të kampionatit të Kategorisë Superiore, nuk ka zhgënjyer si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Një ndeshje shumë e luftuar, mes kujdesit për të mos pësuar, por edhe dëshirës për të bërë diferencën, në të cilën Partizani është shfaqur relativisht superior, të paktën me rastet për shënim, në dispozicion. Gjithsesi, futbolli triumfon mbi të gjitha rregullat dhe ligjet matematikore. Kështu, kur kishte vetëm pak minuta pasi ishte future në fushën e lojës si zëvendësues, pas një jave me probleme fizike, ish-sulmuesi i Partizanit, Gjergji Muzaka, në të 64’ ka dërguar topin në rrjetë. Një goditje fantastike e topit fluturimthi, që ka mposhtur kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha. Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, shtyn ekipin për të tentuar më shumë dhe rastet nuk mungojnë, sidomos me goditjet nga jashtë zone, por saktësia dhe fati në finalizim nuk janë me të kuqtë. Pikërisht kur të kuqtë ishin hedhur në sulm në kërkim të barazimit, Bregu ka shënuar golin e dytë për të sigluar edhe rezultatin final në shifrat 0-2.

Partizani-Skënderbeu 0-2

Shënues: Muzaka 64’, Bregu 90’+5

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari; Telushi, Hila, Asani, Bardhi, Mala; Mensah.

Trajner: Skënder Gega

Skënderbeu: Teqja; Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi; Demte, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Trajner: Orges Shehi

Arbitër: Enea Jorgji

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...