Trajneri i ri i Real Madridit: Një madrilen me zemër dhe tifoz i flakët i Leo Messit

Tuesday, 30 October 2018 10:08

Trajneri i ri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari, gjithmonë ka qenë i zëshëm në mbështetjen dhe respektimin e Lionel Messit të Barcelonës.

Para se ta emërohej trajner i Real Castillas, argjentinasi punoi si kolumnist në një gazetë dhe në njërin prej artikujve të vet e lartësoi talentin e bashkëkombësit të tij, transmeton Express.

“Për Messin është e natyrshme të shënojë [gola], njëlloj si stuhitë, vetëtimat, uraganet që janë fenomen atmosferik”, pati shkruar ai.

 

“Sa herë që Messi e merr topin, toka dridhet, të gjithë heshtin dhe trajnerët rivalë e zhytin kokën midis krahëve dhe i fusin duart në xhepa, sikur një person që sapo e ka parë vetëtimën dhe nuk ka zgjidhje tjetër pos ta presë bubullimën”.

Ai pati folur edhe për dallimin mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Cristiano është lojtari më i mirë në botë sepse Messi luan sport tjetër,” pati thënë ai.

Më 2016, Solari e tha haptazi dëshiron për ta parë Messin në fanellën e Real Madridit.

“Messi ka shënuar një epokë, që fatkeqësisht për ne, është në Barcelonë. Sikur të kishte ndodhur këtu në Real Madrid”, pati thënë ai për ESPN.

“Real Madridi i do më të mirët, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta ketë Messin, edhe pse kemi lojtarë të mëdhenj”.

Solari do të jetë trajner i Madridit rreth dy javë, derisa klubi ta gjejë zëvendësuesin e Julen Lopeteguit të shkarkuar të hënën në mbrëmje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...