Fituesi i “Topit të Artë”, Platini mendon ndryshe: Nuk ka pasur kurrë vendim kaq të lehtë

E mërkurë, 31 October 2018 10:09

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka një mendim tjetër për sa i përket fituesit të “Topit të Artë” të këtij viti. Ai mendon se këtë trofe individual e meriton Rafael Varan, pasi ai është i vetmi që ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve vitin e shkuar.

Megjithatë, sipas gjasave kjo garë pritet të zhvillohet mes Ronaldos dhe Modriçit. “Nuk ka pasur kurrë një vendim më të lehtë për të vendosur për “Topin e Artë”. Zakonisht është debati Ronaldo-Mesi, por këtë vit është vetëm njëri që ka fituar gjithçka, ai quhet Varan dhe është një lojtar i shkëlqyer. Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, të tjerat janë subjektive.”, u shpreh Platini.

Raphael Varane France

Login to post comments