​Lampard po kalon netë pa gjumë duke e planifikuar rrënimin e Chelseat

E mërkurë, 31 October 2018 11:29

Netët pa gjumë të ish-mesfushorit legjendar të Chelseat, Frank Lampard, mund të jenë për shkak të vajzës dymuajshe të tij, mirëpo trajneri i Derby Countyt është duke e shfrytëzuar këtë kohë për t’i menduar taktikat për ndeshjes kundër të kaltërve.

Lampardi ka bërë të ditur se përderisa është duke e ushqyer vajzën e tij të vogël, Patrician, në orën 3:00 të mëngjesit, ai mendon për taktikat që duhet t’i përdorë për ta mposhtur ish-klubin e tij në ndeshjen që zhvillohet sonte.

Derby County dhe Chelsea do të ndeshen sonte në orën 20:45 në Stamford Bridge për ndeshjen e vlefshme për EFL Cup. Për t’u kualifikuar në këtë ndeshje, skuadra e Lampardit e ka mposhtur Manchester Unitedin e Jose Mourinhos.

“Unë kam qenë zgjuar në orën 3:00 të mëngjes me vajzën time në krahë dhe i kam analizuar formacionet, lojtarët dhe gjëra të tjera si kjo”, ka thënë Lampard në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Chelseat.

“Javën e kaluar e kisha radhën unë për ta ushqyer vajzën time gjatë natës. Por, jemi shumë me fat që e kemi një vajzë të vogël dhe jemi duke e shijuar këtë gjë”.

Lampardi ka shumë arsye për ta shijuar jetën e tij për momentin. Skuadra e tij është duke triumfuar në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, si dhe sapo e ka mposhtur Manchester Unitedin e Jose Mourinhos në Old Trafford. 

Login to post comments