Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta, është dënuar me dy vjet burgim, pasi ka qenë pjesë e një rrjeti të mafisë, transmeton KTV.
Fituesi i Botërorit të vitit 2006 është akuzuar në dhjetor të vitit 2015-të për armëmbajtje ilegale, dhe është akuzuar se i ka ndihmuar mafisë kalabreze.
Në muajin maj, prokurori kërkoi dënim gjashtë vjet për të, ndërsa babait të tij 19 vjet burgim.
Sot, Iaquinta u dënua me vetëm dy vjet prapa grilave, pasi u bë e ditur se ai nuk kishte lidhje me mafinë.
Ndërkohë, babai i tij mbetet me 19 vjet burgim.